Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dropull në fshatin Sopik rreth orës 21:00.
Shtetasi K. G., 58 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi K. G. ka humbur jetën.
SHTIMI I INFARKTEVE, SHQETËSUES
Infarktet e zemrës po rriten vit pas viti dhe po ndodhin madje edhe tek të rinjtë.
Jo gjithmonë infarkti paralajmëron. Por dhe në ato raste kur jep shenja sipas mjekëve janë të shumtë personat që i neglizhojnë.
LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA
Por infarkti është vetëm një prej shkaqeve të humbjes së jetës. Vdekjet prej zemrës vijnë papritur edhe për një sërë arsyesh të tjera.
Në këto raste mjekët thonë se duhet fituar beteja me kohën ndërsa një goditje me defibrilator mund të të shpëtojë jetën.
Në shërbimin e Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë vitin e shkuar janë paraqitur rreth 1900 urgjenca kardiake.
Problemet e zemrës zënë vendin e parë për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë dhe në vendin tonë.