I gjithë vendi ynë është përfshirë që prej natës së djeshme nga reshje të shumta shiu dhe stuhi.
Sipas meteorologes së A2 CNN Tanja Porja gjatë natës kanë rënë 46 mm shi. Meteorologia paralajmëroi në “Dita Jonë” se rrebeshet do të vijojnë gjatë gjithë ditës sidomos në zonat qendrore dhe jugore, por më të rralla paradite. Ndërsa në veri, sipas saj pritet përmirësim në mesditë.
Temperaturat në vendin tonë do të ulen me 4 gradë në mesditë, duke arritur në 28 gradë celcius, ndërsa era e fuqishme me drejtim verior do të jetë shumë problematike në hapësirat detare, raporton meteorologia e A2.
E njëjta situatë paraqitet edhe në rajon, ku termometri zbret ndjeshëm në 6 gradë më pak.
Meterologia e A2 theksoi se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të ketë rrebeshe afatshkurtra të cilat mund të sjellin edhe përmbytje.
LEXO EDHE: Si të mbrohemi financiarisht nga fatkeqësitë natyrore