13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFestivali i Filmit në Sarajevë dhe projekti i “UNIQA” në mbështetje të...

Festivali i Filmit në Sarajevë dhe projekti i “UNIQA” në mbështetje të kineasteve të reja në Europën JugLindore

Nën kujdesin e “UNIQA Insurance Group”, gjatë edicionit të 30-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, u preznatua edhe projekti mbështetës i Fondacionit “UNIQA SEE FUTURE” për kineastet dhe artistet e reja femra në rajonin e Evropës Juglindore.

 

Përmes një konkursi, i cili do të shpallet në shtator, “UNIQA” do të mbështesë realizimin e projekteve filmike që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në në tri kategori filmi: artistik, dokumentar dhe me metrazh të shkurtër.

 

Ne jemi krenarë të prezantojmë planet tona në një prej ngjarjeve më të rëndësishme në Evropën Juglindore. Ne jemi të bindur se duke bashkuar forcat, me njerëz nga bota e artit dhe kulturës, do t’u japim mbështetje dhe inkurajim të fuqishëm autoreve femra për prodhime të suksesshme filmike në të ardhmen”, tha ndër të tjera Adel Bahtanoviq, drejtues i UNQIA për rajonin e Europës JugLindore, citon “Xprimm“.

 

 

Mbështetja për femrat regjisore pasqyron gjithashtu përkushtimin e “UNIQA Insurance Group” për barazinë gjinore, e cila është në qendër të strategjisë së saj.

 

Një nga sfidat me të cilat përballemi në industrinë e filmit, pavarësisht progresivitetit të saj, është pabarazia gjinore. Ne jemi të përkushtuar që të arrijmë barazinë në industrinë e filmit përmes projekteve të ndryshme që zbatojmë. Me të dhënat që kemi mbledhur, kemi ardhur në përfundimin se, përfaqësimi i grave në industrinë e filmit është 30% më i ulët dhe synimi ynë është ta barazojmë.

 

Përmes Fondacionit “UNIQA SEE FUTURE”, ne kemi gjetur një partner që i sheh gjërat në të njëjtën mënyrë”, është shprehur drejtori i Festivalit të Filmit në Sarajevë, Jovan Marjanovic.

 

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, një arsye shtesë për t’u krenarë për partneritetin e UNIQA-s me Festivalin e Filmit në Sarajevë na dha fakti se filmi rumun “Tre kilometra deri në fund të botës”, me regji të Emanuel Pârvu, i cili mori trofeun “Zemra e Sarajevë” si filmi më i mirë artistik.

 

Fondacioni UNIQA SEE FUTURE do të vazhdojë aktivitetet e tij që synojnë të mbështesin fuqishëm kulturën, sportin dhe qëndrueshmërinë në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

 

Misioni i “UNIQA Insurance Group” bazohet në ndihmën ndaj 17 milionë klientëve të saj, përfshirë edhe ata në Shqipëri, për të arritur një jetë më të mirë dhe më të sigurtë, ndërsa një nga vlerat më të rëndësishme të grupit është është përgjegjësia sociale.

 

LEXO EDHE: Më shumë sesa një kompani sigurimi/ Kulla “UNIQA” shndërrohet në një galeri arti, Brandstetter: Jemi siguruesi më i madh i artit në Austri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat