12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreu i KLSH kërkon analizë urgjente mbi faktorët që kanë ndikuar në...

Kreu i KLSH kërkon analizë urgjente mbi faktorët që kanë ndikuar në rritjen e rasteve të sëmundjeve tumorale

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) Arben Shehu, kërkoi që të bëhet një analizë urgjente në lidhje me faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të sëmurëve me sëmundje tumorale.

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi dhe Financa, ditën e sotme, i pyetur nga deputetët në komision përse raportimi për akulloret e kontaminuar me oksid etileni erdhi 3 vite me vonesë, Shehu shpjegoi se rasti lidhet me situatën e krijuar jo në veçanti.

Rasti konkret është trajtuar për shkak të rëndësisë së nevojës urgjente për një analizë të situatës me sëmundjet tumorale, logjika është e tillë dhe lidhet edhe me konstatimin e mëparshëm në lidhje me këtë produkt. Duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjes së sëmundjeve tumorale në shëndetësi”, tha Shehu.

Ditën e djeshme, ai zbuloi se në Shqipëri janë tregtuar akullorë të kontaminuar me oksid etileni, një substancë që shkakton kancer, leucemi dhe ndikon në aftësinë riprodhuese të meshkujve.

Sipas auditimit rezulton se janë konsumuar 13.2 ton akullore me oksid etileni, nga 17,5 ton akullore që u blenë në total.

Sipas gjetjeve produktet janë shitur kryesisht në: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnje, Korçë, Shkodër, Sarandë, Krujë, Burrel, Peshkopi, Tropojë, Lezhë.

Shehu gjithashtu shpjegoj se ligji i lejon dhe i detyron të identifikojnë situata të tilla në mënyrë që të jepen rekomandime për përmirësime.

“Nuk ka të bëjë me një rast aktual, është një situatë, jo rast, që ne e kemi dhënë vlerësimin e duhur në të kaluarën dhe është adresuar se duhet përmirësim, jo ndëshkim i individëve apo institucioneve.

Qëllimi i punës sonë është të përmirësojmë duke identifikuar situatat dhe duke dhënë rekomandimet e duhura që ligji na lejon dhe detyron të japim. Ne kemi analizuar ndërveprimin institucional me qëllim përmirësimin e punës, pasi kemi të bëjmë në themel me punën e stafeve që janë në funksion të shëndetit të qytetarëve”.

Sipas INSTAT, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2023, është 21.286, duke shënuar 11,3% vdekje më pak, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa tendenca ishte në rënie për të gjitha sëmundjet e tjera, i vetmi grup që shënoi rritje ishte ai i sëmundjeve tumoriale. Krahasuar me vitin 2022, janë regjistruar 3,2% më shumë humbje jete.

Në vitin 2023, grup-sëmundja “Tumoret” përbën grupin e tretë të sëmundjeve me peshën më të madhe të vdekjeve të regjistruara, 15,7% të vdekjeve gjithsej, nga 13.5% që ishte vitin e mëparshëm, me një rritje prej dy pikë përqindje. Në total kishte 3336 humbje jete nga kjo sëmundje.

Sëmundjet “Tumor malinj i aparatit të tretjes” (38,0%), “Tumor malinj i aparatit të frymëmarrjes” (22,2%) dhe “Tumor malinj i organeve urogjenitale” (13,8 %) përbëjnë peshën më të madhe të vdekjeve në këtë grup-sëmundje.

LEXO EDHE: Mbi 6,500 raste të reja me kancer çdo vit / Ponari: “Jetë Plus” dhe “Sigurimi anti-Tumor”, një mbrojtje e garantuar për qytetarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat