Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në fshatin Dragot në Belsh u plagosën 4 pjesëtarë të një familjeje, mes tyre dhe vajzat binjake 8-vjeçare.
Makina që drejtohej nga nëna e vajzave doli nga rruga dhe u përmbysur në arë e më pas makina shpërtheu në flakë.
Të plagosurit u nxorën nga makina me ndihmën e banorëve të zonës, fatmirësisht përpara se makina të përfshihej nga flakët.
Katër të plagosurit e familjes Metaj u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat, pasi largësia ishte me afërt dhe menjëherë janë futur në sallën e operacionit.
Burime nga spitali bëjnë me dije për News 24 se, të plagosurit kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se në gjendje më të rënduar janë nëna dhe 1 nga vajzat binjake.