16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia tropikale "Ofelia" shkakton dëme të mëdha në SHBA

Stuhia tropikale “Ofelia” shkakton dëme të mëdha në SHBA

Bregu i Atlantikut u godit nga stuhia tropikale ‘Ofelia’, e cila shkaktoi rrebeshe shiu dhe erëra të forta. Për pasojë disa rajone u përmbytën dhe mbetën pa energji elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se 8 milionë njerëz, nga Nju Njorku në Karolinën e Jugut u paralajmëruan për stuhinë tropikale dhe përmbytje deri në mesditën e së shtunës.

Stuhia nisi në qytetin Emerald Isle në Karolinën e Veriut rreth orës 6:15 të mëngjesit. Në disa zona erërat lëvizën me një shpejtësi 80 kilometër në orë, të cilat së bashku me reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje.

Një nga komunitetet me të goditura ishte Uashingtoni, Karolina e Veriut, ku uji përmbyti banesat dhe mbuloi automjetet.

Autoritetet njoftuan se si pasojë e stuhisë Ofelia më shumë se 65 mijë banesa dhe biznese në Karolinën e Veriut, Virxhinia, Pensilvani dhe Nju Xhersi mbetën pa energji elektrike.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat