6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNgjarja tragjike në Gramsh: Kreu i Zjarrfikëses: Nuk dinin not, mbytën njëri-tjetrin...

Ngjarja tragjike në Gramsh: Kreu i Zjarrfikëses: Nuk dinin not, mbytën njëri-tjetrin në përpjekje për të ndihmuar

4 etë u shuan në mënyrë tragjike pasditen e djeshme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në fshatin Drizë të Gramshit.

Viktimat janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç.

Ata ishin larguar rreth orës 15:00 nga shtëpia për t’u larë në liqen, por fatkeqësisht humbën jetën të katërt.

Shefi i zjarrfikëses në Gramsh, në një prononcim për mediat tha se të gjithë nuk kanë ditur not dhe se kanë humbur jetën në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin.

Sipas tij, ky liqen nuk është për t’u larë për ata që nuk dinë not, për shkak se është i gjithi i thellë dhe ka gropa.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat