-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti me rreth 49 mijë viktima, vlerësohen 80% e dëmeve në Turqi

Tërmeti me rreth 49 mijë viktima, vlerësohen 80% e dëmeve në Turqi

Qeveria turke po punon për të përllogaritur dëmet e shaktuara nga tërmeti dhe për të nisur menjëhrë ndërtimin e banesave të reja.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan iu ka premtuar të prekurve nga tërmeti se brenda një viti ato do të sistemohen në banesa të reja.

Ndërkohë autoritetet kanë përfunduar 80% të vlerësimit të dëmeve në zonën e tërmetit në Turqinë jugore pas lëkundjeve të fuqishme të 6 shkurtit, ndërsa pjesa tjetër do të përfundojë shpejt në ditët në vijim.

LEXO EDHE: Nga Tetori 1851 në Nëntor 2019/ 11 tërmetet më të fuqishme në historinë e Shqipërisë

Personeli prej 7.300 personash po punojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmetet që tronditën 11 provinca.

Shkatërrime ose dëmtime janë raportuar në rreth 164.000 ndërtesa dhe 518.000 njësi individuale.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaraş, tronditën gjithashtu provincat Gaziantep, Hatay, Adıyaman, Malatya, Kilis, Adana, Diyarbakır, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Rreth 13,5 milionë njerëz u prekën nga tërmetet. Më shumë se 43.000 njerëz kanë humbur jetën në tërmetet vdekjeprurëse në Turqi, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive AFAD.

Në Siri afro 5.900 persona kanë humbur jetën duke çuar totalin në të dy vendet afro 49 mijë viktima.

LEXO EDHE: Tërmetet në Shqipëri/ Nëndrejtori i IGJEUM: Zonat me risk më të lartë dhe më të ulët

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat