17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijon rikthimi i emigrantëve për festa, fluks në pikat kufitare/ Shmagni rradhët...

Vijon rikthimi i emigrantëve për festa, fluks në pikat kufitare/ Shmagni rradhët me “SIGAL ONLINE”

Festat e fundvitit kanë rikthyer në Shqipëri emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit, rezulton se për datën 24 dhjetor në Kapshticë, kanë hyrë 6576 shtetas dhe kanë dalë 2707.

Ndërkohë në Qafë-Thanë kanë hyrë 3069 dhe kanë dalë 3045 shtetas.

Ditën e djeshme, 25 dhjetor, në Kapshticë kanë hyrë 5055 shtetas dhe kanë dalë 1463, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 1989 dhe kanë dalë 2791 shtetas.

Mbi 7000 emigrantë janë regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës vetëm ditën e fundit.

Ndërkohë në Portin e Durrësit kanë kaluar 13.636 qytetarë përgjatë tre ditëve të fundit.

Që prej datës 22 dhjetor në portin e Durrësit ankorohen 5 tragete në 24 orë, ndërsa edhe dita e sotme paraqitet e ngarkuar. Krahas udhëtarëve nga data 22-25 dhjetor janë përpunuar dhe 3, 950 mjete.

Fluks ka patur edhe në Portin e Vlorës.

1500 pasagjerë kanë hyrë përgjatë të shtunës dhe së dielës, teksa gjithashtu kanë hyrë 220 mjete të vogla të llojit vetura, si dhe 30 mjete të tonazhit të rëndë, kamionë dhe autobusë.

Duke përfshirë edhe të premten e javës që lamë pas, raportohet se përgjatë tre ditëve në portin e Vlorës kanë hyrë 2100 pasagjerë, si dhe mbi 300 mjete të vogla dhe 50 mjete të mëdha.

SIGAL ONLINE, SIGURACIONI NË CELULARIN TUAJ

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike.

Sot, SIGAL UNIQA vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me “SIGAL ONLINE“, e cila ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt nga celulari apo laptopi siguracionin që ju nevojitet, pavarësisht se ku ndodheni.

E kur gjatë dhjetorit fluksi i emigrantëve që zgjedhin të kalojnë pushimet e fundvitit në Shqipëri rritet, SIGAL UNIQA ju vjen në ndihmë që të kaloni pikat doganore shqiptare, pa pritur në rradhët e gjata.

POLICA KUFITARE

Sigurimi Kufitar i mjetit motorik ose “Polica Kufitare” është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik me targa të huaja, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

SIGAL UNIQA merr përsipër përgjegjësinë civile të të siguruarit ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore.

ÇFARË MBULON?

  1. Dëmet materiale

Përfshihen të gjitha dëmet që shkakton mjeti shkaktar, si dëmet e mjeteve motorike, dyqane, shtëpi, pemë, kafshë, etj., me përjashtim të dëmit që pëson mjeti përgjegjës për ngjarjen.

  1. Dëmet shëndetësore

Përfshihen të gjitha dëmtimet që u shkaktohen personave të ndryshëm, përfshirë edhe pasagjerët, me përjashtim të dëmit që pëson drejtuesi i mjetit përgjegjës për ngjarjen.

Këto ndahen në tre lloje:

  • Paaftësi e përkohshme
  • Paaftësi e përhershme
  • Vdekje

Kohëzgjatja e “Policës Kufitare” mund të jetë 15 ditë, 45 ditë, 1 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

Por mos harroni! Para se të mbërrini në Shqipëri, ju nevojitet edhe Sigurimi i Shëndetit, në mënyrë që të keni akses në një kujdes sa më të mirë shëndetësor, pa pasur frikë nga shpenzimet financiare.

Siguracioni “Jeto dhe Udhëto në Shqipëri” ofrohet në 3 opsione nga SIGAL UNIQA Group Austria, dy prej të cilave mund të blihen direkt online ndërsa opsioni i tretë mund porositet ONLINE në webfaqen e kompanisë.

Opsioni i parëme limit moshe deri në 65 vjeç  mbulon:

–  Shpenzimet per mergjencat mjekesore në rast semundje ose aksidenti në Shqipëri deri në 10.000 euro

–  Shpenzimet per Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

–  Shpenzimet per Urgjencat dentare

Opsioni i dytë, me limit moshe deri në 79 vjeç, mbulon:

–  Shpenzimet për emergjencat mjekesore në Shqipëri deri në 5000 euro

–  Shpenzimet per Urgjencat dentare

Opsioni i tretë mbulon:

–  Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundjeje apo aksidenti në Shqipëri deri në 5000 euro

–   Shpenzimet për urgjencat dentare

–   Deri në 50% zbritje për shërbimet ambulatore nga rrjeti mjekesor SIGAL UNIQA

–   Kujdesi parandalues (Check Up) një herë në vit

–   Kujdesin për shikimin: vizite okulistike falas si edhe shërbime optike me zbritje në klinika të përcaktuara nga SIGAL UNIQA.

LEXO EDHERaporti i AMF/ SIGAL UNIQA kryeson tregun e Sigurimit Privat të Shëndetit, e para edhe në dëmet e paguara

E njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët që duan të kalojnë festat jashtë Shqipërisë. Për çdo siguracion të nevojshëm, ata nuk kanë pse paraqiten fizikisht në një prej zyrave të kompanisë.

Përmes celularit kushdo mund të blejë në pak minuta siguracionin e kërkuar duke kursyer kështu kohë dhe para.

KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA Group Austria

SIGAL UNIQA Group Austria është lidere në tregun shqiptar të sigurimeve dhe jo vetëm, ndërsa i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo kohë SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Pas suksesit të SIGAL UNIQA Group Austria qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 1000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë të gatshëm ti shërbejnë me profesionalizëm klientëve, të cilët sot kanë kaluar shifrën 1 milionëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat