Përmbytjet në vend u rikthyen sërish në vend duke sjellë bashkë me ujin edhe problemet financiare për qytetarët e prekur.
E ftuar në emisionin “Vetting” në SCAN TV, avokatja Zhulieta Veizaj përsëriti edhe një herë kulturën e ulët qytetare për sigurime ndaj fatkeqësive natyrore, ndërsa e cilësoi kompaninë e sigurimit SIGAL UNIQA Group Austria shumë korrekte në pagimin e dëmeve ndaj qytetarëve të prekur nga tërmeti i vitit 2019 apo fatkeqësi të tjera natyrore.
“Ne si popull nuk e kemi kulturën për sigurimin e banesës nga tërmeti, zjarri… Ne mendojmë ‘sot nuk do na ndodhë ne’. Ose ‘sivjet nuk do ketë përmbytje’. Nuk do na ndodhë edhe si në rastin e tërmetit”, u shpreh avokatja, e cila solli shembuj konkret nga klientët e saj të dëmtuar gjatë tërmetit të vitit 2019.
LEXO EDHE: Katastrofat natyrore, industria e sigurimeve dhe roli i shtetit si “rregullator”
“Unë kam patur raste nga tërmeti. Kam rastin e një klientes sime që ishte e siguruar pasi kishte marrë kredi në bankë. Banka vetë e kishte nxitur të siguronte shtëpinë. Dhe ky është një faktor i rëndësishëm sepse pjesën e mbetur të kredisë e shleu kompania e sigurimit. Mori 22 milionë lekë të vjetra nga kompania e sigurimit, nga SIGALI”.
Në fund, avokatja Veizaj kërkoi që shteti duhet të marrë masa për ndërgjegjësimin e qytetarëve me qëllim që të këta të fundit të sigurojnë pronat e tyre dhe që e gjithë barra të mos bjerë mbi buxhetin e shtetit dhe vetë xhepat e qytetarëve.
“Të gjitha tërmetet, përmbytjet, zjarret rëndojnë edhe buxhetin e shtetit. Edhe xhepin tonë. Shteti duhet të gjejë mekanizmat e duhura për të ndërgjegjësuar qytetarët“, tha ndër të tjera ajo.
Intervista e plotë: