Primet totale të gjeneruara nga biznesi i sigurimeve suplementare të shëndetit janë rritur me 137% ose 151.72 milionë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë përfundim del Shoqata e Sigurimeve të Turqisë, bazuar në të dhënat e kompanive të saj anëtare.
E prezantuar në kuadër të ligjit të miratuar në qershor 2012, anëtarët paguajnë prime relativisht të ulta për shërbimet e kujdesit shëndetësor, të cilat ose nuk mbulohen ose mbulohen pjesërisht nga Paketa e Përfitimeve Bazë të ofruara nga Skema e Sigurimit të Përgjithshëm të Shëndetit e drejtuar nga Instituti i Mbrojtjes Shoqërore.
Përveç këtyre planeve, rezidentët turq mund të blejnë plane të sigurimit privat të shëndetit.
Presidenti i Shoqatës, Atilla Benli, thotë se kërkesa për planet e sigurimeve shëndetësore është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë COVID-19.
Në shtatë muajt e parë të vitit, deri më 31 korrik, primet e sigurimit shëndetësor privat u rritën me 72% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit 2021, ndërsa primet u rritën me 143%.
Benli shton gjithashtu se shpenzimet e trajtimit mjekësor në lidhje me COVID-19 mbulohen ende nga kompanitë e sigurimeve.
Sipas një raporti të gazetës “Dunya”, të dhënat e mbledhura nga sektori tregojnë se deri në fund të korrikut 2022, shuma e dëmeve të paguara për shpenzimet e kujdesit shëndetësor në lidhje me epideminë COVID-19 ishte 492 milionë Lira turke.
Ai thekson gjithashtu se ka pasur kërkesa për përfshirjen e sëmundjeve epidemike në kuadër të planeve të sigurimeve shëndetësore, veçanërisht të policave të sigurimit shëndetësor në grup.
LEXO EDHE: Rëndësia e Sigurimit Privat të Shëndetit dhe gama e gjerë e produkteve të SIGAL UNIQA