Albert Gajo, ekspert ekonomie, është i mendimit se kategoria e pensionistëve është varfëruar në këto 15 vitet e fundit dhe se kjo shtresë e popullsisë është ajo që nuk ka përfituar sa duhet.
Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” z. Gajo shpjegon se edhe pse ka një rritje ekonomike në vitet e fundit, pensionistët vetëm janë indeksuar, por sipas tij edhe indeksimi nuk ka reflektuar rritjen reale të çmimeve.
“Nuk ka një lidhje ndërmjet rritjes ekonomike dhe indeksimit. Pavarësisht se është një detyrim ligjor i qeverisë që të indeksojë pensionet me inflacionin dhe përgjithësisht ka qenë korrekte…por inflacioni nuk pasqyron pikërisht atë shportë shpenzimesh në të cilën pensionistët kryejnë këto lloj shpenzimesh. Në indeksin e inflacionit merren parsysh të gjitha llojet e çmimeve, të cilat jo gjithmonë pensionistët konsumojnë. Për shembull në turizëm, materiale ndërtimi, etj. Shtresa e pensionistëve konsumon kryesisht ushqime të cilat në përgjithësi janë rritur 3-4 herë më shumë se pjesa tjetër e nivelit të çmimeve dhe praktikisht në nivelin e të ardhurave të tyre indeksi i pensionit nuk ka ndikuar në përmirësimin ose në ruajtjen e fuqisë blerëse të parave që marrin pensionistët. Kështu që në këto 10-15 vitet e fundit shtresa e pensionistëve është varfëruar në terma relativë, për ato mallra dhe shërbime që ato konsumojnë, me çmime shumë herë më të larta se ç’kanë qenë 10 apo 15 vjet më parë”, sqaron eksperti.
Në vitin 2023 masa mesatare e pensioneve te reja është 15. 500 mije lekë me 33 vite mesatarisht kontribute. Ndërkohë ky vit pritet të ulet më tej me mesatarisht 27 vite kontributeve dhe në 2025 kjo shifër pritet të ulët në 26 vite.
LEXO EDHE: Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë