Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Çikës duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.
Ata thonë se zjarri po përparon duke iu afruar fshatit turistik të Dhërmiut.
Flakët e zjarrit janë aktive prej dy ditësh. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forcat zjarrfikëse të Himarës.
Deri më tani janë djegur një sasi e konsiderueshme pyjesh me bimësi të ndryshme dhe shkurre.
LEXO EDHE: Përfshihet nga zjarri ish-fabrika në Kavajë, rrezikohen disa banesa
LEXO EDHE: Studimi: Po ndryshojnë zjarret në Europë, Ballkani më i rrezikuari
Shqipëria renditet mes vendeve me risk të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore por renditet edhe mes vendeve që shpenzojnë më pak për sigurimin e pronës dhe shëndetit.
“Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 55 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi, ndërsa tani pas zjarreve që ndodhën në zona të ndryshme të Shqipërisë dëmtimet kanë qenë shumë më të mëdha.
As unë nuk e dua që të ketë sigurime të detyrueshme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin atë që duan dhe të mbulohen për ato çfarë duan”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.
Duke u ndalur te Sigurimi Privat i Pronës, kujtojmë se kompania lider në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron për qytetarët paketat më të mira në treg dhe u përgjigjet klientëve të saj në kohë reale.
Ndër shembujt më të mirë për këtë fakt janë Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri Skampa në Elbasan, dy godina të shkrumbuara nga zjarret por që falë SIGAL u kthyen në gjendjen e mëparshme në kohë rekord.
SIGAL UNIQA pagoi 500 milionë lekë për kinemanë në Korçë dhe 320 milionë lekë për Teatrin në Elbasan.
Policia e Sigurimit kundër Zjarrit mbulon të siguruarin nga sërë numër burimesh:
Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt,
- Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji
Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.