19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në një kioskë në Gjermani, flakët prekin dhe pallatin/ 3 të...

Zjarr në një kioskë në Gjermani, flakët prekin dhe pallatin/ 3 të vdekur dhe 16 të plagosur

Rreth orës 2:30 të mëngjesit, departamenti i zjarrfikësve mori alarmin për shpërthimin e një zjarri një kioskë në Düsseldorf.

Kur mbërritën shërbimet e urgjencës, kioska ishte djegur. Zjarri ishte përhapur tani në një pallat, me njerëzit që po qëndronin të bllokuar nga tymi në ballkonet e apartamenteve, tha departamenti i zjarrfikësve.

“Flakët tashmë kishin prekur katin e parë dhe dera e hyrjes ishte përfshirë gjithashtu nga zjarri”.

Tre persona humbën jetën nga zjarri shkatërrues dhe 16 të tjerë u plagosën.

Dy prej tyre janë në rrezik për jetën, sipas zjarrfikësve.

Kioska ndodhej neë katin përdhes të pallatit.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit ndërkohë policia ka nisur hetimet.

LEXO EDHE: Vera po vjen më shpejt! Bashkë me të edhe rreziku nga zjarri/ Çfarë duhet të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat