Një hotel në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Fatmirësisht, sipas raportimeve, nga flakët nuk ka persona të lënduar, por dëme të shumta materiale në ndërtesë dhe orenditë e hotelit.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilat po luftojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende shkaku i flakëve ndërsa autoritetet dyshojnë për një shkëndijë elektrike.
Do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë shkakun real të zjarrit.
PSE TË GJITHA HOTELET DUHET TË JENË TË SIGURUARA
Sigurimi i biznesit është tepër i rëndesishëm pasi nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.
Ky sigurim ofron mbrojtje financiare në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.
Mbulimi: Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht mbulon dëmet e shkaktuara nga zjarri, tymi, shpërthimet dhe rreziqet përkatëse.
Mund të përfshijë gjithashtu mbulim për rreziqe shtesë si goditje rrufeje dhe disa incidente të lidhura me motin siç janë breshëri, përmbytja apo stuhia.
Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale: hotele, restorante, bare, magazina, dyqane me shumicë dhe pakicë etj.
LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës
Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit
Ky sigurim vlen për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.
Nëpërmjet këtij produkti, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit mbron bizneset nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin në vendin e tyre të punës. Kjo policë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar si dhe dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale.
Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë, por jo vetëm.
Sigurimi i përgjegjësisë së aktivitetit
Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë. Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda.
Sigurimi i përgjegjësisë mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.
Mbroni biznesin, veten dhe klientët tuaj nga ngjarjet e paparashikuara, të cilat mund të shkaktojnë humbje të mëdha finaciare.
Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore