14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve, mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”/ AMF...

“Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve, mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”/ AMF organizon në Tiranë konferencën ndërkombëtare

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Bankën Botërore organizon më 18 tetor në Tiranë, Konferencën Ndërkombëtare “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”.

Ky event do të mbledhë së bashku përfaqësues të nivelit të lartë të Qeverisë Shqiptare, institucionet financiare ndërkombëtare, autoritetet mbikëqyrëse financiare dhe pjesëmarrës të tregut vendas dhe ndërkombëtar.

Në konferencë do të diskutohet për “Mundësitë dhe sfidat për zhvillimin e sektorit të sigurimeve në Evropën Juglindore”, “Roli i sigurimeve në menaxhimin e riskut të katastrofave” dhe “Sfidat për zhvillimin e sigurimeve në bujqësi”.

Panelistët do të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre në lidhje me tregun e sigurimeve, praktikat botërore dhe nevojën për diversifikimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të sigurimeve në rajon dhe në Shqipëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat