67 makina u denoncuan si të vjedhura në të gjithë vendin gjatë 2021, 48 prej të cilave në Tiranë.
Vetëm në 17 raste vjedhja është zbuluar nga policia, ku autorët në pjesën më të madhe kanë rezultuar me të shkuar kriminale.
Euronews Albania sjell zonat e Tiranës me riskun më të lartë ku janë regjistruar pjesa më e madhe e vjedhjeve.
Ato janë Myslym Shyri, Zogu i Zi, zona e Yzberishtit, Unaza e Re, Fresku dhe zona e Komunës së Parisit.
Burime pranë policisë së Tiranës thanë se këto zona janë në shënjestër nga kontigjenti kriminal si pasojë e mungesës së ndriçimit dhe kamerave të sigurisë.
Makinat e vjedhura në pjesën më të madhe të rasteve çmontohen e më pas shiten për pjesë por nuk përjashtohet edhe mundësia kur i dublikohen të dhënat.
Fushë-Kruja dhe Durrësi njihen si qytete ku me se shumti demontohen makinave.
Gjatë verës së 2021 në kryeqytet u raportuan vjedhura 7 makina të llojit ‘Range Rover’ në të paktën 3 muaj. Për vjedhjen e secilës prej tyre grupit të grabitësve ende të paidentifikuar, iu desh jo më shumë se 20 sekonda.
Në vitin 2021 në Policinë e Tiranës janë denoncuar rreth 1500 vjedhje në total, përfshirë automjetet, banesat dhe bizneset.
Lexo edhe: KASKO nga SIGAL UNIQA/ Siguracioni që ju paguan çdo dëm, edhe kur jeni ju fajtori
Në një kohë kur pasiguritë shtohen dita-ditës, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ofron SIGURACIONIN KASKO, i cili siguron automjetin tuaj nga çdo ngjarje e papritur.
Mbulimet:
- Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, Rrufe, Eksplozion
- Katastrofat Natyrore
- Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
- Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
- Dëmtimi nga akte keqdashëse