Vajzat e klubit të basketbollit Partizani janë kampione të Ligës Unike për femra.
KB Partizani mposhtiFlamurtarin e Vlorës me shifrat 72:61 (17:13, 25:20, 14:10, 16:18).
Për vajzat e Partizanit ky ishte trofeu i parë i Ligës Unike, ndërsa në edicionin e kaluar kampione u shpall Prishtina.
Basketbollistja më e dalluar te Flamurtari ishte Samra Omerbasic me 16 pikë e 14 kërcime, kurse te Partizani më të mirat ishin Hanna Brych me 11 pikë e 11 kërcime dhe Jomyra Mathis me 22 pikë.
MVP e turneut u shpall Hanna Brych, kurse pesëshja më e mirë e turneut ishte Sarah Mgbeike e Prishtinës, Aulona Muhadri e Bashkimit, Sophia Jackobsson dhe Samra Omerbasic të Flamurtarit dhe Lasonja Edwards e Partizanit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari ka vlëresuar faktin që ky kompeticion në vitin e tij të dytë është organizuar në Shqipëri dhe në Vlorë duke uruar edhe skuadrën fituese.
Vlerësime dhe nga organizatorët si kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe shefi i Klubit shumëportësh Klevis Kaso, të cilët gjithsesi vlerësuan faktin që ky kompeticion erdhi në Vlorë pikërisht në prag të 100 vjetorit të klubit “Flamurtari”.
Kujtojmë se fitues për vendin e tretë u shpall ekipi i Bashkimit të Prizrenit, i cili triumfoi përballë Prishtinës në shifrat 68-63.
LEXO EDHE: Liga Unike/ Ponari: Interesante që diçka e tillë të ndodhte edhe në futboll
FINALJA E PLOTË: