Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit.
Sumë rrugë dhe kryqëzime në qytetin bregdetar janë përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Ndërkohë, sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, mbrëmjen e vonë të së hënës do të rikthehet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës, që do të nisen rreth orës 23.00.
Reshje intensive janë parashikuar gjithashtu në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër reshje mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 15 °C; në vendet e ulëta: 11 / 13 °C; në vendet malore: 6 / 10 °C.
LEXO EDHE: Stuhia ciklonare godet Shqipërinë, sinoptikanja: Zonat ku situata pritet të jetë alarmante