Syri.net sjell pamje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi mesditën e djeshme në Berat.
Klaudija Xhaferi dhe djali i saj 6-vjeçar humbën jetën, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin, doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit Osum.
Siç shihet nga pamjet, të shkëputura nga një kamera sigurie e një biznesi aty pranë, drejtuesja e automjetit ka bërë një parakalim por nga rreziku i përplasjes me një kamion, ka bërë manovrime. Ky ka qenë edhe momenti kur drejtuesja ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe për pasojë është përplasur me kangjellat e rrugës dhe më pas ka rënë në Osum.
30-vjeçarja humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa djali i saj 6-vjeçar edhe pse u dërgua në spital, nuk arriti të mbijetojë.