Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë, në afërsi të fshatit Markatomaj.
Një autoambulancë ka dalë nga rruga e për pasojë janë plagosur 4 persona mes tyre dhe një personel mjekësor.
Kjo është Java Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.
Megjithëse në rënie, Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që humbin jetën në aksidente rrugore.
Vitin e shkuar pati 70 vdekje për 1 milionë banorë, tregues ky ndjeshëm më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian e madje Kosovës.
Në pjesën më të madhe të rasteve në aksidente përfshihen autovetura, por nuk mungojnë as mjetet e një tonazhi më të madh.
Në kushtet që aksidentet rrugore vijojnë të marrin shumë jetë, duhet punuar me përgatitjen e qytetarëve në dhënien e ndihmës së parë thonë përfaqësues nga Kryqi i Kuq.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 9-mujorin janar-shtator pjesa më e madhe e atyre që u përfshinë në një aksident rrugor ishin të grup-moshës 25 deri në 34 vjeç, ndërsa më të përgjegjshmit rezultojnë ata mbi 60 vjeç.