5 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Tiranë-Durrës, pranë QTU-së.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat, një nga makinat ka përfunduar në kanal, ndërsa të tjerat janë transportuar me karrotrec.
Si pasojë e aksidentit zinxhir, është bllokuar qarkullimi i automjeteve të tjera.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar.
Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Pritet që Policia e Shtetit të dalë në një njoftim zyrtar për rastin.
LEXO EDHE: 11-mujori 2023/ Si bilanc lufte! 1,128 aksidente rrugore, 1,531 të aksidentuar