Një aksident i rëndë, ku është përfshirë edhe një automjet policie, ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja është regjistruar në rrugën Trans ballkanike, ku një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një mjet tip “Range Rover”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti është rrotulluar disa herë, ndërsa i plagosur ka mbetur një efektiv policie.
Po ashtu, plagë të rënda ka marrë edhe punonjësi i një servisi në qytet, ndërsa të dy janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.
Mësohet se, sipas burimeve nga policia, drejtuesi i mjetit tjetër ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.