Në shumicën e rasteve, fëmijët dhe adoleshentët i mbijetojnë infeksioneve COVID-19 pa simptoma të rënda. Pavarësisht kësaj, ekspertët rekomandojnë vaksinimin për shkak të rrezikut të zgjatur apo rrjedhën veçanërisht të rëndë që ky infeksion mund të marrë. Me miratimin e vaksinave BioNTech/Pfizer dhe Moderna për adoleshentët e moshës 12 vjeçare dhe mbi, përkatësisht në pranverë dhe verë, diçka e tillë pritet tani edhe për fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Miratimi i vaksinave
BioNTech/Pfizer pret miratimin e vaksinës COVID-19 për fëmijët e moshës 5 vjeç dhe sipër 5 vjeç në tetor. Pritet që vaksinimi për fëmijët shumë të vegjël nga 6 muaj do të jetë gjithashtu i disponueshëm këtë vit. Bazat për këtë janë një studim i filluar në mars 2021 me fëmijët nga 6 muajsh e sipër deri tek fëmijët më pak sesa 12 vjeç. Brenda studimit, veçohen gjithashtu tre grupmosha, “5 vjeç deri në nën 12 vjeç”, “2 vjeç deri në më shumë sesa 5 vjeç”, “6 muajsh deri në më pak sesa 2 vjeç”. Duke qenë se sistemi imunitar i fëmijëve reagon më fuqishëm sesa tek të rriturit, vaksinimi i tyre realizohet me një doze relativisht më të ulët: me një të dhjetën e dozës për të rriturit tek nën 5 vjeçarët dhe më një të tretën e dozës s të rriturve tek pesë deri 12 vjeçarët.
Prodhuesi i dytë i vaksinës mRNA, Moderna, është vetëm pak më pas në termat e miratimit të vaksinës. Aktualisht po realizohet një studim me 6,750 fëmijë të grumopshës 6 muajsh deri në 12 vjeç. Këtu, gjithashtu, vaksinimi realizohet me një dozë të reduktuar. Të dhënat e disponueshme deri tani tregojnë se vaksinimi me vaksinën mRNA tek fëmijët ka një efikasitet të ngjashëm në termat e përgjigjes imunitare si tek të rriturit dhe se toleranca dhe siguria janë gjithashtu të krahasueshme.
Përsa i takon përdorimit të vaksinës AstraZeneca tek fëmijët dhe adoleshentët, ka pasur një vlerësim negativ nga Komiteteti i Përbashkët Britanik mbi Vaksinimin dhe Imunizimin (i krahasueshëm me Komisionin e Vaksinimit në Gjermani) për shkak të shkallës së efekteve anësore në një studim me të miturit e studiuar që në shkurt 2021.
Ekspertë janë qartësisht në favor të vaksinimit të fëmijëve dhe adoleshentëve
Pyetjes thelbësore, çfarë është më e rëndësishme, një sëmundje COVID-19 apo vaksinimi kundër këtij virusi, i është dhënë përgjigje nga ekspertët me reputacion të cilët janë në favor të vaksinës. Megjithëse në shumicën e rasteve sëmundja tek fëmijët është me simptoma më të lehta, kjo nuk vlen për të gjitha rastet. Në një periudhë më afatgjatë COVID-19 përbën kërcënim duke shkaktuar simptoma fizike, neurologjike dhe psikologjike. Gjithnjë edhe më shumë pacientët në njësitë e kujdesit intensiv janë të rinj dhe procesi i infektimit gjithashtu është zhvendosur nga të rriturit tek fëmijët dhe adoleshentët. Dhe kjo ka qenë përpara fillimit të shkollës. Simptoma të tjera mund të përfshijnë edhe miokardin, p.sh., inflamacionin e qelizave të muskujve të zemrës.