4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"UNIQA Insurance Group" për herë të tretë në podiumin e "AssCompact Award...

“UNIQA Insurance Group” për herë të tretë në podiumin e “AssCompact Award 2021”

Çmimi i Artë si “Siguruesi më i mirë i shëndetit” dhe dy herë Çmimin e Argjendtë në kategoritë “Shërbimi më i mirë për ndërmjetësit” dhe “Sigurimin e aksidenteve”.

Gjigandi austriak i Sigurimeve, UNIQA Insurance Group, vijon të vlerësohet me çmime lidhur me produktet që ofron për mbi 15 milionë klientët e saj në 18 shtete të ndryshme të Europës.

Për herë të tretë, UNIQA është ngjitur në podiumin e çmimit “AssCompact 2021”.

“Të jesh më i miri në sigurimin e shëndetit dhe i renditur si i dyti në sigurimin e aksidenteve na bën shumë krenar. Ne jemi veçanërisht të kënaqur për këtë çmim për shërbimet ndërmjetëse, sepse ne e kemi ngritur Shërbimin tonë të ri të Partneriteteve vetëm këtë vit. Ky reagim pozitiv i partnerëve tanë në këtë kategori konfirmon që UNIQA ka marrë vendimin e duhur. Shumë faleminderit!”, shprehet Franz Lehner, Shef i Brokerave dhe Partnerëve të Shitjes në “UNIQA”.

UNIQA Insurance Group është kompani lider në Europën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe investimeve me 40 kompani në 18 shtete, ndërsa numri i klientëve i ka kaluar 15.5 milionët.

Gjigandi austriak i sigurimeve, me një histori mbi 200-vjeçare, zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Prej vitit 2007, pjesë e “UNIQA Insurance Group” është edhe SIGAL UNIQA Group Austria.

Në fotografi: Patrick Gremlica (majtas), Menaxher i Shitjeve në UNIQA, Brokerat & Partnerët e Shitjeve, Franz Lehner (në mes), Shef i Brokerave & Partnerëve të Shitjes së UNIQA, Vladan Vujcic (djathtas), Menaxher i Shitjeve në UNIQA, Brokerat & Partnerët e Shitjeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat