11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUNIQA gjatë vitit 2022/ Rezultatet justifikuan çmimin "Brendi më i mirë i...

UNIQA gjatë vitit 2022/ Rezultatet justifikuan çmimin “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut”

Policëmbajtësit dhe kompanitë e sigurimeve vitin e kaluar kanë lidhur mbi 1,71 miliona kontrata sigurimi në vlerë prej mbi 10,5 miliardë denarësh.

Më i popullarizuari mbetet sigurimi privat i shëndetit, i cili ka pasur rritjen më të lartë të shitjeve.

Ndërkohë, nga të gjitha klasat vullnetare, pjesa më e madhe investohet në sigurimin e pronës.

Nga të 11 kompanitë e sigurimeve jo-jetë, 10 kompani shënuan rritje të të ardhurave nga shitja e policave të sigurimit. Ndërsa niveli i rritjes parashikohet të përsëritet dhe gjatë këtij viti.

Rënditja për shitjen e përgjithshme të policave të sigurimit gjatë vitit 2022:

“Triglav Osiguruvaje ” 14.4%, “UNIQA” me 11%, “Eurolink” me 10.7%, “Sava Osiguruvanje” me 10.2%; ADOR “Maqedonia VIG” me 9.5%; “Viener VIG” me 9,3%, “Euroins Osiguruvanje” me 9,2% dhe “Kroacia Osiguruvanje – Jo-Jetë” me 9%, “Osiguritelna Polisa” me 6,8%, “Halk Osiguruvanje” me 6,6% dhe “Grave jo-Jetë” me 3.4%.

LEXO EDHERaporti i BQK/ SIGAL UNIQA pa rivalë edhe në Kosovë, kompania më e besuar dhe ajo që paguan më shumë dëme

Por, në të kaluarën, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kjo veçanërisht ne periudhen 1999- 2003, kur kishte ulje të primeve të shkruara bruto.

 

Teksa disa e shihni si problem, të tjerë e kanë parë si mundësi. Këta janë vizionarët e grupit “SIGAL“ që në tetor 2004 nisën historinë e sukseseshme të “UNIQA sh.a Shkup”.

 

Rritja e shpejtë e primit te shkruar në vitet që do të pasonin, vërtetojnë se jo vetëm që u mor vendimi i duhur në kohën e duhur, por dhe se politikat e zgjedhura prej vitit 1999 që e mbajnë në krye të tregut të sigurimeve në Shqipëri, mund ta sjellin edhe në majën e tregut në Maqedoninë e Veriut.

 

Ky sukses rajonal i SIGAL ishte një magnet për grupin austriak “UNIQA Insurance Group”, i cili gjeti tek kompania e themeluar në Tiranë, në shkurt 1999, partnerin e duhur për realizimin e synimeve të tij strategjike në zgjerimin e biznesit në vendet e Evropës Juglindore.

 

Por përveç Shqipërisë dhe Kosovës, ku SIGAL UNIQA vijon të jetë kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve, edhe në Maqedoninë e Veriut ku operon përmes “UNIQA Macedonia”, sukseset kanë qenë evidente.

 

Rritja e vazhdueshme e besimit të qytetarëve për ti besuar këtij brand-i sigurimin e Jetës, Shëndetit, Pronës apo automjetin, ka bërë që “UNIQA Macedonia” të jetë kompania e dytë sa i përket vëllimit të primeve të shkruara bruto për vitin 2022, duke lënë pas kompanitë prezente në tregun maqedonas të sigurimeve prej një kohe më të gjatë.

 

Përveçse lidere në numrin e kontratave të lidhura, “UNIQA Macedonia” rezulton në krye të tregut edhe sa i përket dëmeve të likuiduara, 4,140 (14.5% e numrit të përgjithshëm të dëmeve në klasën MTPL) dhe dëmeve të paguara bruto, 296,4 milionë denarë (13,4% nga dëmi i përgjithshëm i shkaktuar në klasën MTPL).

 

Nëse analizohen këto shifra, nuk është e vështirë të zbulohet “sekreti” pse po rritet vazhdimisht numri i të siguruarve që zgjedhin “UNIQA” si partner sigurimi.

 

Suksesi i kompanisë është pasqyruar edhe në ecurinë e Sigurimeve të Jetës, ku “UNIQA Life” ka pas një tjetër viti të suksesshëm, me një rritje dyshifrore të primeve të shkruara (15.35%).

 

Edhe pse numri i kontratave të lidhura është pothuajse i pandryshuar, numri i dëmeve të likuiduara është rritur nga 295 në 349 (34,75%), ndërsa numri i dëmeve të paguara bruto është rritur për 40%, nga 36,79 milionë denarë në 51,71 milionë denarë.

 

Rezultatet e arritura tregojnë se, “Jetojmë më mirë së bashku” nuk është thjesht një slogan i grupit, por një politikë biznesi dhe një synim strategjik për të qenë sa më pranë klientëve, për ti ofruar atyre produktet më të mira të sigurimit dhe për ti dëmshpërblyer në rast dëmi.

 

Kompania e sigurimeve “UNIQA Macedonia”, pjesë e SIGAL UNIQA Group, prej afro 19 vitesh në tregun maqedonas të sigurimeve, ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm ndërsa ka ditur t’ju shërbejë klientëve mirë, t’ju japë produktin e nevojshëm që ata duan.

 

Kompania ka qenë gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur marrin primin por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi.

 

Ajo ka ditur gjithashtu të jetë edhe pranë komunitetit me aktivitete të ndryshme ku ka marrë pjesë ose ka sponsorizuar.

 

Kjo ecuri e saj bëri që “Global Banking & Finance” ti akordonte me të drejtë çmimin “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoni për vitin 2022”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat