Stoku i kursimeve në banka ka pësuar një rritje të fortë gjatë muajit gusht 2023, duke arritur vlerën më të lartë pas rekordit në muajin janar.
Banka e Shqipërisë raporton se stoku total i depozitave arriti 1.28 trilion lekë, me rritje rreth 55 mld lekë, për një muaj. Ritmi i rritjes është më i larti i viteve të fundit, me 4.4%.
Rritja e shpejtë mund të lidhet me rimëkëmbjen e lehtë të monedhës euro dhe besimit se ajo do të vazhdojë të përforcohet, që ndikon në përkthimin e shifrave të cilat prezantohen në lekë edhe për valutat. Kjo konfirmohet dhe në treguesin e kursimeve në valutë, ku sipas BSH për një muaj janë shtuar 9 mld lekë.
Kursimet në lekë nga korriku në gusht kanë rënë me rreth 5 mld lekë, duke prekur kufijtë e 540 miliardëve.
Në fund të korrikut stoku i depozitave arriti vlerën më të vogël pas një viti rënie, 1.23 trilion lekë, lidhur kjo me rënien drastike të monedhës europiane, që pothuajse arriti në paritet me lekun.