Alma Cani do të jetë drejtoresha e re e QSUT, pas largimit nga detyra të Albana Ficos.
Cani aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe Shefe e Shërbimit të Anestezisë- Reanimacionit.
Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.
Albana Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, ku prej më shumë se 4 vitesh drejtonte Institutin e Shëndetësisë Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë.
Prof Dr.Alma Cani