14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTraumat nga aksidentet/ Kryesojnë urgjencat ditore, vdekjet dhe invalidizimet në shifra alarmante

Traumat nga aksidentet/ Kryesojnë urgjencat ditore, vdekjet dhe invalidizimet në shifra alarmante

Pas çdo aksidenti ka gjithmonë një bilanc për gjendjen e personave që përfshihen në të.

Mjekët e “Spitalit të Traumës” përballen çdo ditë me urgjencat që shkaktohen nga aksidentet dhe traumat e tjera.

Nga 150 urgjenca që i drejtohen çdo ditë spitalit, pjesën më të madhe e zënë traumat nga aksidentet rrugore. Mjekët thonë se aksidentet vijojnë të jenë në nivele të larta, gati të ngjashme me periudhën e verës.

Shpejtësia e lartë, përdorimi i pijeve alkoolike dhe drogave të ndryshme nga drejtuesit e mjeteve po bëhen shkak për rritjen e aksidenteve rrugore.

Për A2 CNN, Zamir Demiraj, shefi i shërbimit të ortopedisë në Spitalin e Traumës flet për numër të lartë të fataliteteve. Ndërsa të mbijetuarit e aksidenteve kalojnë një periudhë të gjatë invaliditeti, nga disa muaj deri në dy vjet.

Pas aksidenteve të përsëritura në rrugët e Tiranës, por dhe zona të tjera të banuara mjekët i bëjnë thirrje policisë të mos tolerojë shpejtësinë tej normave të lejuara. Veçanërisht në zonat e banuara, shpejtësia e lartë vret.

Në fundjavë, pranë kryeministrisë, dy të rinj të cilët lëviznin në trotuar u aksidentuan nga një mjet që humbi kontrollin.

Sipas mjekëve të spitalit të Traumës, të dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza e cila u dëmtua më shumë do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

LEXO EDHE: Pamjet e aksidentit me dy të plagosur tek Kryeministria/ 21-vjeçari ve duart në kokë, vajza nuk lëviz dot

Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve që humbin jetën në aksidente rrugore.

Në 9-mujorin e këtij viti janë regjistruar zyrtarisht 122 viktima.  Ndërsa vitin e shkuar pati 70 vdekje për 1 milionë banorë, me Shqipërinë që ka gati dyfish më shumë vdekje nga aksidentet rrugore se Bashkimi Evropian.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore, kostot dhe “sekserët”/ Si duhet te sillemi në rast aksidenti automobilistik?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat