16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjedia e familjes Gjoka/ Pas nënës dhe dy vajzave, ndërron jetë edhe...

Tragjedia e familjes Gjoka/ Pas nënës dhe dy vajzave, ndërron jetë edhe i biri

Nuk ka të sosur tragjedia në familjen Gjoka, ku ka ndërruar jetë edhe i mbijetuari i fundit Enriko 11 vjeçar.

Djali i mitur i familjes prej disa javësh ndodhej në koma në Itali pas plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin në Velipojë, ndërkohë që sot ka mbyllur sytë përgjithmonë. Pak kohë më parë plagëve të rënda nuk i kanë mbjetuar as mamaja Alketa si dhe as motrat e Enrikos, Daniela dhe Klarisa Gjoka.

Katër anëtarët e familjes mbetën të plagosur nga shpërthtimi i bombulës së gazit më 4 korrik në Velipojë. Familja u dërgua për kurim në Itali, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.

Shpërthimet e bobolave të gazit janë kthyer në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve në Shqipëri. Vetëm kohët e fundit janë regjistruar dhjetra aksidente të kësaj natyre, të cilat kanë pasur edhe rezultate tragjike si rasti i familjes Gjoka.

Lexo edhe: Shpërthimi i bombolës le pa shtëpi familjen në Belsh/ Po ti ç’pret? SIGUROHU!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat