Një varkë me dhjetëra emigrantë është fundosur në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi duke lënë të paktën 4 të vdekur.
Njoftimi i bërë i ditur nga roja bregdetare bën me dije se rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg.
Tashmë ka nisur edhe operacioni i shpëtimit për emigrantët ku vetëm një ditë më parë një tjetër varkë u fundos duke lënë 3 të vdekur.
Varka u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros ku në bordin e saj ishin dhjetëra njerëz të cilët ende nuk janë gjetur.
Aksidentet detare ndodhin në përpjekjen e emigrantëve për të arritur në territorin e Greqisë ose Italisë.
Sipas autoriteteve rreth 11,000 njerëz kanë arritur në Itali gjatë muajve të fundit, por nuk ka një shifër zyrtare të numrit të personave që kanë humbur jetën.