Rritja e naftës ka arritur në një moment historik ditën e hënë, ku nafta e papërpunuar arriti në 85 dollarë për fuçi.
Një ndryshim i tillë ndodh për herë të parë pas 7 vitesh.
Nafta amerikane pësoi rritje me 1.2%, duke u tregtuar deri në 85.07 dollarë për fuçi, një shifër monetare e shënuar për herë të fundit në tetor 2014.
Rimëkëmbja është intensifikuar në javët e fundit pasi është shafqur kriza globale e shënuar nga rritja e çmimit të gazit natyrore, qymyrit dhe naftës së papërpunuar. Nafta ka pësuar rritje me 13% vetëm në këtë javë dhe shënon një rritje prej 120% nga një vit më parë.
Rritja e naftës po përforcon presionet inflacioniste dhe po rrit koston e jetesës për amerikanët konusmatorët.