15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTetor 2022/ 84 aksidentet rrugore dhe 105 të vrarë dhe të plagosur

Tetor 2022/ 84 aksidentet rrugore dhe 105 të vrarë dhe të plagosur

Gjatë muajit Tetor 2022 janë regjistruar 84 aksidente rrugore, sipas INSTAT.

Ndërkohë, sipas të njëjtit burim, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) gjatë të njëjtit muaj rezulton 105 persona.

Aksidentet shkaktohen nga drejtuesit e mjetit, kryesisht të rinj

Aksidentet rrugore, në 82,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 36,9% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në dhjetëmujorin e vitit 2022, janë regjistruar 968 aksidente rrugore, ndërsa numri i të aksidentuarve është 1.362 persona, raporton INSTAT.

Aksidentet rrugore, në 13,1% të rasteve, në dhjetëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Qarku më problematik mbetet Tirana me 42 aksidente rrugore gjatë muajit tetor. E ndjekur nga Gjirokastra me 9 dhe Durrësi me 8.

Berati është qarku i vetëm që nuk ka regjistruar asnjë aksident rrugor gjatë tetorit 2022, raporton Policia e Shtetit.

LEXO EDHE122 viktima në 9 muaj nga aksidentet rrugore/ Shqipëria dyfish më shumë vdekje se BE

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat