Një tërmet i fortë ka goditur Rusinë mëngjesin e sotëm. Sipas mediave vendase mësohet se tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Irkutsk në Rusi, jo shumë larg liqenit Baikal.
Ndërkohë, qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se magnituda e tërmetit ishte 4.9. Tërmeti u ndje edhe në rajonin e afërt të Buryatia dhe kryeqytetin e atij rajoni, Ulan-Ude.
Zyra e kryetarit të bashkisë Ulaan-Ude, raportoi se ekipet e emergjencës kishin filluar inspektimin e ndërtesave dhe objekteve të banimit, teksa deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.