Një tërmet i fortë ka rënë në det mëngjesin e sotëm, duke u ndjerë në disa qytete të Greqisë, por edhe në shtete të tjera.
Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 60 km nën tokë.
Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete.
Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.
Ndërkohë, sizmiologët grekë kanë thënë se nuk ka vend për panik dhe as nuk ka paralajmërim për cunami, për shkak se tërmeti ishte në thellësi të madhe.
Lexo edhe: Tjetër tërmet i fortë, në Lezhë qytetarët dalin në rrugë! Nevoja emergjente për sigurimin e shtëpive