Problematike situata do të jetë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet sërish në 42 gradë C.
Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.