Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Ndërkohë ARRSH njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin”, njofton ARRSH.
Lexo edhe: I ftohti polar vjen në Shqipëri, “mbuloni” makinën tuaj me KASKO