Një avion ushtarak është rrëzuar në SHBA. Mediat e huaja shkruajnë se avioni është rrëzuar në Kaliforni, njoftojnë autoritetet.
Aeroplani i tipit “F/A-18F Super Hornet” u rrëzua të hënën rreth orës 3 të pasdites në një zonë të skajshme të parkut kombëtar, thuhet në deklaratën e forcave amerikane.
Piloti i paidentifikuar, i cili u largua nga aeroplani në mënyrë të sigurt para aksidentit, u trajtua për lëndime të lehta në një spital në Las Vegas dhe është lëshuar më vonë në mbrëmje.
“Asnjë civil nuk është lënduar si rezultat i këtij incidenti. Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Forcat Detare do të punojnë së bashku për ta koordinuar pastrimin e kësaj zone të egër”, thuhet në deklaratë.
Incidenti është duke u hetuar dhe forcat detare thanë se janë duke bashkëpunuar me autoritetet lokale.