14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë moshuarit, “arma sekrete” e ekonomisë amerikane! Të fortë financiarisht dhe shpenzojnë...

Të moshuarit, “arma sekrete” e ekonomisë amerikane! Të fortë financiarisht dhe shpenzojnë më shumë

Pse shpenzimet konsumatore në SHBA po rezultojnë kaq elastike ndërkohë që Rezerva Federale ka rritur normat e interesit ?

Një arsye e rëndësishme dhe pak e njohur është se konsumatorët po plaken. Me fjalë të tjera, ‘arma sekrete’ e ekonomisë amerikane janë amerikanët 65 vjeç e lart, të cilët kanë para për të shpenzuar, përbëjnë një pjesë rekord të shpenzimeve totale dhe janë më pak të cenueshëm ndaj rritjes së normave të interesit.

Në gusht, 17.7% e popullsisë ishte 65 vjeç e lart, sipas Byrosë së Regjistrimit në SHBA, përqindja më e lartë që nga viti 1920, nga 13% në 2010.

Por të moshuarit nuk janë vetëm më shumë në numër: financat e tyre janë më të shëndetshme, kërkojnë më pak kredi për të blerë një shtëpi dhe janë më pak të rrezikuar të pushohen nga puna sesa konsumatorët e rinj. Të gjitha sa më sipër i bëjnë të moshuarit një forcë për t’u llogaritur në ekonominë amerikane.

Qytetarët 65 vjeç e lart përbënin 22% të shpenzimeve vitin e kaluar, më së shumti që nga viti 1972, sipas sondazhit të ri të Departamentit të Punës për shpenzimet konsumatore. Numrat janë tregues.

Familja mesatare e kryesuar nga një person i moshës 65 vjeç e lart shpenzoi 2.7 % më shumë vitin e kaluar se në 2021, sipas Departamentit të Punës, krahasuar me 0.7 % për familjet me anëtarë më të rinj.

Shpenzimet nga të moshuarit janë rritur 34.5% që nga viti 1982, krahasuar me 16.5% për të rinjtë, por nuk ka të dhëna të krahasueshme për vitin 2023. Konsumatorët mbi 60 vjeç raportuan se shpenzuan 7.9 % më shumë në gusht nga viti i kaluar, krahasuar me një rritje prej 5.1 % në mesin e atyre të moshës 40 – 60 vjeç, sipas një sondazhi të FED.

Prirja për shpenzime e të moshuarve reflekton shëndetin, pasurinë dhe efektet e vazhdueshme psikologjike të pandemisë.

Lulëzimi i të ashtuquajturës “ekonomi e argjendtë” shpjegohet edhe me faktin se të moshuarit janë të fortë financiarisht. Amerikanët e moshës 70 vjeç e lart tani zotërojnë gati 26% të pasurisë familjare, sipas Rezervës Federale. Ata kanë më pak borxhe dhe kanë shtëpi, dhe kanë më pak gjasa të kenë nevojë të lëvizin për dashuri ose një punë të re sesa Gen Z dhe Millennials, gjë që i mbron ata nga ndikimi i rritjes së kostove të strehimit.

Pensionistët morën gjithashtu një rritje prej 8.7 % në pagesat e Sigurimeve Shoqërore, rritja më e madhe njëvjeçare që nga viti 1981 dhe një rregullim automatik për të kompensuar kulmin e inflacionit prej 9.1 % të vitit të kaluar. Këta faktorë i mbrojtën të moshuarit nga plaga e inflacionit dhe normave të larta të interesit.

Dhe duke qenë se shumica e tyre janë në pension, shpenzimet e të moshuarve janë më pak të prekshme ndaj rritjes së papunësisë që shumë ekonomistë presin në tremujorët e ardhshëm.

LEXO EDHE: 31 mijë të moshuar jetojnë vetëm në Shqipëri/ Pse pensionet private janë domosdoshmëri urgjente?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat