Automjeti është një element shumë i rëndësishëm i jetës sonë së përditshme. Aq sa nuk konsiderohet më si diçka luks por një domosdoshmëri.
Por ashtu si prona apo shëndeti ynë, edhe automjeti mbart rreziqet e tij.
Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, fenomenet natyrore etj, janë shkaktarë dëmesh të paparashikuara prej të cilave makina e askujt prej nesh nuk është e sigurt.
Por sot një dëm sado i vogël kushton shumë dhe nëse nuk kemi sigurimin e duhur që na mbulon çdo të papritur, barra financiare mbi xhepat tanë do të jetë jo e vogël.
Ndaj, pasjisja me sigurimin KASKO është domosdosshmëri.
Çfarë mbulon Sigurimi KASKO?
- Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
2. Thyerja e xhamave
Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm
3. Zjarr, Rrufe, Eksplozion
Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.
4. Katastrofat Natyrore
Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.
5. Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementëve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.
6. Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar
7. Dëmtimi nga akte keqdashëse
Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.
8. GPS
SIGAL UNIQA instalon pa asnjë lloj kosto shtesë nga klienti, pajisjen GPS. Kjo pajisje do të jetë në pronësi të SIGAL UNIQA dhe instalohet në mjetin e siguruar Kasko për aq kohë sa ky mjet do të jetë i siguruar nga rreziku vjedhjes (totale).
Jashtë territorit të Shqipërisë:
Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e sipërcituara do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
LEXO EDHE: Me “AutoSOS”, makina juaj e mbrojtur në çdo moment, pa u shqetësuar për vendndodhjen apo orën
Sigurimi KASKO ofrohet për ato automjete vit prodhimi 15 vitet e fundit.
Pse të siguroni makinën me Kasko tek SIGAL UNIQA?
Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili do t’ju mbroj financiarisht nga shumë ngjarje, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.
SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.
Një dëshmi e korrektësisë së SIGAL UNIQA karshi klientëve:
“E gjithë flota e subjektit ku unë punoj është e siguruar pranë kompanisë SIGAL UNIQA. Prej rreth 7-8 vjetësh. Eksperienca me këtë kompani është shumë e mirë pasi kam patur edhe një rast ku më është djegur një makinë totalisht. Një natë që u ktheva vonë nga puna nuk kisha ku ta parkoja makinën. Ndërkohë tek vendi im i parkimit kisha një mjet tjetër, fuoristradë. Nxorra fuoristradën. E parkova diku ku munda dhe futa mjetin tjetër që ishte i siguruar me KASKO. Ndodhi që një makinë tjetër në parking mori flakë. Për pasojë u dogj totalisht mjeti im. Nga kjo, kompania, referuar kontratës, policës së sigurimit, bëri likujdimin total të mjetit dhe javën në vazhdim, sigurova me KASKO edhe mjetin tjetër që shpëtoi atë natë”.
Përmes Sigurimit KASKO, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron:
- Mbulim në rast humbjeje ose dëmtimi të pjesshëm/të plotë të automjetit
- Dëmshpërblim në kohë të shpejtë
- Riparim në servis të specializuar
Llogarit & porosit online: https://sigal.com.al/merr-cmim
Dashuria për makinën nis me Sigurimin KASKO.
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]