Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo në botë, kremtojnë sot Kurban Bajramin.
Mijëra besimtarë falën namazin në sheshin Skënderbej në Tiranë duke nisur nga ora 6:00 e mëngjesit.
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu në urimin e tij për besimtarët, u shpreh se kjo ditë duhet të shërbejë si një ditë reflektimi për secilin nga ne.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se shpreson që të jemi më të dashur e miqësor me njëri-tjetrin.
“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri. Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”, tha Spahiu.