14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Tapë” në timon përplas “Benzi-n”, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

“Tapë” në timon përplas “Benzi-n”, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Një 62-vjeçar me iniciale S.J ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi ka drejtuar automjetin e tij nën efektin e alkoolit, e për pasojë ka përplasur një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, ku për fat të mirë pati vetëm dëmë materiale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. J., 62 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Ford”, në  hyrje të fshatit Pendavinj, Maliq, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. M., duke  shkaktuar dëme materiale“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ekpertët e sigurisë rrugore por edhe ata të kompanive të sigurimeve, që përballen cdo ditë me rastet e dëmeve shëndetësore dhe pasurore nga këto aksidente, rendisin përdorimin e mjetit në efektin e alkoolit si një nga shkaqet kryesore pse Shqipëria regjistron numër të lartë të aksidenteve rrugore.

Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit

Drejtimi i automjetit nga përdoruesë nën efektin e alkoolit, përbëjnë arsyet kryesore të rreth 50% të aksidenteve në Shqipëri.

Por nuk kanë munguar raste kur këta përdorues nuk kontrollohen në vendin e aksidentit ose nuk shënohet në proces-verbalin e policisë, në mënyrë që personi të mos dënohet dhe të përfitojë nga siguracioni.

Por çfarë sanksionon Siguracioni “MTPL” ose siç e njohim ndryshe “Sigurimi i Detyrueshëm për mjetet Motorike” për raste të ngjashme?

ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK?

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.

Siguracioni mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM NUK MBULON TË SIGURUARIN?

  • Kur dëmi është shkaktuar nga një drejtues i paautorizuar i mjetit motorrik qytetari nuk është i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton të tretëve.
  • Kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive;
  • Në momentin e aksidentit, ka qenë pa leje drejtimi (patentë);
  • E përdor mjetin jo sipas destinacionit të tij;
  • E shkakton dëmin qëllimisht;
  • Aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

Kujdes! Në raste të tilla, kompania e sigurimit pasi paguan dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar, ka të drejtën ligjore ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesat dhe shpenzimet.

Merr masat! Drejto automjetin me përgjegjësi! Mbro veten dhe të tjerët!

LEXO EDHESigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat