15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTajlandë, 5 sfidat me të cilat do të përballen siguruesit gjatë vitit...

Tajlandë, 5 sfidat me të cilat do të përballen siguruesit gjatë vitit 2022

Sektori tailandez i sigurimeve do të përballet me pesë sfida kryesore në vitin 2022, sipas Dr Suthiphon Thaveechaiyagarn, Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës së Komisionit të Sigurimeve.

Sipas tij, këto pesë sfida janë:

Ekonomike: Shqetësimet përfshijnë norma të ulta interesi, kontraktimin e ekonomisë tailandeze dhe fuqisë blerëse të njerëzve;

Sociale: Sektori i sigurimeve duhet të përballet me plakjen e popullsisë, dhe rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor në Tailandë, si edhe konsumatorët të cilët do të kthehen tek kanalet online për transaksione duke rezultuar në nevojën për të prezantuar produkte të reja dhe për t’u dixhitalizuar;

Teknologjike: Siguruesit duhet të adaptohen dhe të adaptojnë teknologji të tilla si pajisjet e zgjuara apo aplikacionet IoT (Interneti i gjërave – ku çdo gjë do të jetë e lidhur me internetin) në ofrimin e produkteve të tyre të sigurimit. Në fazën tjetër, kompanitë e sigurimit do të përdorin Inteligjencën Artificiale dhe analizimin e të dhënave për të ndihmuar me analizimin e rreziqeve, marrjen në sigurim dhe trajtimin e dëmeve;

Mjedisore: Do të shfaqen rreziqe të reja duke përfshirë pandemi të tilla is COVID-19, ngrohja globale, etj. Trendi i ESG-ve (komponentët mjedisor, social dhe të qeverisjes) konsiderohen shumë të forta;

Ligjore: Industria tailandeze e sigurimeve është në procesin e rishikimit të rregullave, duke përfshirë IFRS 17 (Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar), të cilat do të hyjnë në fuqi në vitin 2024. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2022, do të afektojë biznesin e sigurimeve.

Gjithashtu, siguruesit duhet të monitorojnë situatën e vazhdueshme të COVID-19 dhe të jenë gati për t’u përballur me zhvillimet e reja lidhur me pandeminë, duke përfshirë rehabilitimin e kompanive të cilat përballen me probleme.

Lexo edhe5 skenarët që siguruesit duhet të marrin në konsideratë gjatë 2022-it

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat