8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia “Daniel”, pararojë e stuhive të tjera/ A jeni gati? Çfarë siguracioni...

Stuhia “Daniel”, pararojë e stuhive të tjera/ A jeni gati? Çfarë siguracioni keni?

Stuhia “Daniel”, e cila shkaktoi shkatërrime në të gjithë Mesdheun javën e kaluar, ku vrau 15 njerëz në Greqinë qendrore dhe i mori jetën mbi 5 mijë personave në Libi është një fakt se ndryshimet klimatike po intensifikohen.

Shkencëtarët nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike deklarojnë se rajoni të duhet të përgatitet në të ardhmen për stuhi gjithnjë e më të fuqishme të këtij lloji.

“Ka prova të qëndrueshme që frekuenca e stuhive të tilla po bëhet më e fortë”, tha Suzanne Grey nga departamenti i meteorologjisë në Universitetin Britanik të Reading, duke cituar një raport nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Për Greqinë, stuhia që goditi vendin më 4 shtator pasoi një periudhë të nxehtë dhe zjarresh të fuqishme.

Në Libi, qyteti Derna u përmbyt pasi stuhia “Daniel” goditi vendin që çoi edhe në shpërthimin e digave, duke dëmtuar një të katërtën e qytetit bregdetar.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, të paktën 10,000 njerëz dyshohet se janë zhdukur.

Për ekspertët e klimës të dhënat e stuhisë nuk janë përpiluar ende plotësisht, por sasia e shiut që ra në Libi ishte e barabartë me 1,000 mm që ra në Thesalinë në Greqinë qendrore në vetëm dy dite. Sipas tyre kjo është një ngjarje e paprecedentë.

A po mendoni për pasoja të paparashikueshme si tërmete, përmbytje apo stuhi të fuqishme që mund të shkaktojnë dëme të mëdha pronës suaj të çmuar?

Mos u shqetësoni! Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA Group Austria ka të gjithë potencialin financiar për t’ju ofruar një mbrojtje të fuqishme kundër katastrofave natyrore.

Edhe pse ndikon pak në ngrohjen globale, sipas ekspertëve, Shqipëria mbetet një nga vendet më të rrezikuara nga këto ndryshime.

Sipas Bankës Botërore, vendi ynë rënditet i pari në Evropë sa i përket ekspozimit, ndjeshmërisë dhe cënueshmërisë ndaj fatkeqësive natyore.

Raporti i FMN

Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore.

Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.

Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.

Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, së bashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.

Çfarë duhet të bëjmë?

Në kushtet kur ky rrezik është evident dhe i përditshëm, një nga gjërat më të domosdosshme, më të shpejta dhe më të mira është që ne të sigurojmë pronën, automjetin apo dhe shëndetin.

Dhe kur flasim për ngjarje të tilla, Sigurimi nga Fatkeqësitë Natyrore është jetik për çdo individ që ka një banesë, biznes, automjet etj.

Ne duhet të dime se,l siguraconi nuk parandalon katastrofat natyrore të ndodhin por është mekanizmi që kthen në gjendjen e mëparshme pronën apo automjetin e dëmtuar në një kohë shumë e shkurtër dhe pa na cënuar financiarisht.

SIGURIMI NGA PËRMBYTJET

Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni. Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme ose përmbytjet. Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerable dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, juve do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet.

Megjithëse mund të tingëllojnë si të njohura, mos ngatërroni policën e sigurimit nga katastrofat me një policë sigurimi katastrofik. Kjo e fundit është një lloj sigurimi shëndetësor, shpesh të referuar si plani i shëndetit në rast katastrofash, i dizenjuar për të ndihmuar në pagesën e urgjencave mjekësore madhore, të aksidenteve ose të sëmundjeve.

SIGURIMI NGA KATASTROFAT PËRKUNDREJT SIGURIMIT NGA RREZIQET

Sigurimi nga katastrofta shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet etj. Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjitshme sigurimi që i mbulon këto gjëra.

Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore. Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.

Sigurimi KASKO i automjetit

Katastrofat natyrore, siç e kemi parë edhe në Greqi, nuk dëmtojnë vetëm banesat dhe bizneset por edhe automjetet.

Pse të zgjidhni Sigurimin kundër Katastrofave Natyrore nga SIGAL UNIQA?

Dhe të gjithë duam të dimë, po në këto raste çfarë siguracioni na nevojitet?

Siguracioni KASKO, si i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por dhe gabimet e natyrës!

Çfarë mbulon tjetër KASKO, përveç se katastrofave natyrore?

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Vjedhja e pjesshme ose e plotë
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Llogarit dhe porosit online Siguracionin KASKO duke klikuar KËTU

Pse duhet të zgjidhni SIGAL UNIQA?

Më e madhja dhe më e besuara: SIGAL UNIQA, aktive në treg që prej vitit 1999, është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri me numrin e klientëve që rritet vit pas viti.

Edhe në Sigurimet e Pasurisë ajo vijon të mbajë vendin e parë në treg duke 48% mes 8 kompanive që operojnë në Sigurimet e Jo-Jetës.

Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi nga SIGAL UNIQA ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.

Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, SIGAL UNIQA ofron edhe këshillim për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.

Asistencë në çdo orë të ditës dhe në çdo ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të SIGAL UNIQA janë të gatshëm 24/7 për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.

Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, SIGAL UNIQA do të jetë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta. Shembulli më i mirë janë qytearët dhe bizneset e dëmtuara nga tërmetet e vitit 2019 për të cilët SIGAL UNIQA pagoi mbi 16 milionë euro dëmshpërblime.

Çmim i përballueshëm nga çdo klasë e shoqërisë dhe mundësi blerje online: Sigurimi i Shtëpisë nga 5 mijë lekë në vit dhe mund të blihet fare thjeshtë edhe në www.sigal.com.al

Sigurohuni dhe kthejini diellin jetës suaj!

Për të marrë një ofertë shkruani tani në: Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat