Humbjet e siguruara nga kompanitë e sigurimeve për shkak të stuhisë “Ciaran”, që goditi disa vende të Evropës, përfshirë edhe Shqipërinë, mund të shkojnë midis 800 milionë dhe 1.3 miliardë euro.
Pjesa më e madhe e dëmeve pritet të jenë në Francë, shkruan “Xprimm”.
Vlerësimet e modeluara të humbjeve të siguruara të ‘Verisk’ përfshijnë dëme fizike të siguruara nga era në pronë (rezidenciale, tregtare, industriale, bujqësore dhe motorike, duke përfshirë strukturat dhe përmbajtjen e tyre, ndërprerjen e biznesit etj.
Me erëra të forta, shi të dendur dhe përmbytje, stuhia Ciarán shkaktoi dëme të mëdha në disa vende evropiane.
Më shumë se 300 shkolla u mbyllën në Britaninë e Madhe. Stuhia shkaktoi kaos edhe në Francë, e nuk ka kursyer as Italinë fqinje.
Rajonet qendrore e veriore të të Italisë u goditën nga stuhia, kryesisht në Toskanë ku të paktën 7 persona humbën jetën.