Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare feston sot 88-vjetorin e lindjes.
Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore.
Kadare është nominuar për çmimin “Nobel” dhe ka fituar një seri çmimesh prestigjioze.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Awards” për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.
LEXO EDHE: “Poet i Ballkanit, rapsod i Evropës”/ Macron i jep Ismail Kadaresë dekoratën më të lartë të Francës
Kadare mbetet unik në letërsisë shqipe ndërsa veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesor të letërsisë shqipe në botë.