5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi Privat i Shëndetit në Zvicër, i detyrueshëm! Çfarë ndodh me ata...

Sigurimi Privat i Shëndetit në Zvicër, i detyrueshëm! Çfarë ndodh me ata që nuk e kanë

Ndryshe nga shumica e vendeve, sigurimi shëndetësor në Zvicër është i detyrueshëm për të gjithë banorët.

Kushdo që jeton në shtetin helvet mbi baza të përhershme duhet të marrë një politikë sigurimi brenda tre muajve nga mbërritja. Ajo mund të blihet nga cilido nga afro 50 ofruesit e sigurimeve shëndetësore që veprojnë në Zvicër.

Mbulimi për kujdesin shëndetësor bazë dhe shtrimin në spital, i quajtur “LaMAL”, është i njëjtë në të gjithë Zvicrën, por kompanitë mund të konkurrojnë në lidhje me çmimin dhe tiparet e sigurimit shtesë jo të detyrueshëm.

Po sikur të mos e keni?

Shanset janë që herët a vonë (ndoshta më shpejt) do të kapeni. Kjo do të ndodhë kur të kërkoni ndihmë mjekësore, ose të aplikoni për një punë ose një apartament të ri – në të gjitha këto raste do t’ju kërkohet të tregoni dëshmi të sigurimit.

Në rast se nuk mbani sigurim, kantoni ku jetoni do të blejë një policë për ju dhe do t’ju dërgojë një faturë.

Dhe kushdo që nuk paguan primet e sigurimit shëndetësor mund të futet në listën e zezë.

Nëse jeni me të ardhura të ulëta dhe nuk mund të përballoni sigurime për veten dhe anëtarët e familjes, mund të keni të drejtë për ulje të primit përmes subvencioneve federale dhe kantonale. Por, kapërcimi i sigurimit shëndetësor në tërësi nuk është një opsion.

Lexo edhe: Alo Doktor! Me “TeleShëndet”, mjeku 24 orë me vete, kudo dhe kurdo

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat