Nëse doni sigurimin maksimal për makinën tuaj, Sigurimi KASKO është zgjidhja ideale.
SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, ofron këtë sigurim, i cili një gamë të gjerë rreziqesh duke ju mundësuar garanci financiare dhe qetësi mendore në çdo moment.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI KASKO?
Sigurimi Kasko është një paketë sigurimi që mbulon jo vetëm dëmet ndaj automjetit tuaj, por edhe dëmet që ju mund t’u shkaktoni automjeteve të tjera, pasurivepublike dhe private, ndërsa ju mbron edhe kundër vjedhjes dhe fatkeqësive natyrore.
ÇFARË MBULON KY SIGURIM?
Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
Thyerja e xhamave
Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm
Zjarr, Rrufe, Eksplozion
Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.
Katastrofat Natyrore
Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.
Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementëve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.
Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar
Dëmtimi nga akte keqdashëse
Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.
KASKO jashtë territorit të Shqipërisë
Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Pse Sigurimin KASKO duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?
- Dëmshpërblim në kohë të shpejtë
- Riparim në servis të specializuar
Sa kushton Sigurimi KASKO?
Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni.
Llogarit dhe porosit online KËTU
Ofertat e “SIGAL UNIQA Group Austria”:
“KASKO” e kombinuar me Shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”
Bashkë me siguracionin Kasko, ju mund të zgjidhni të blini edhe shërbimin e asistencës rrugore, “SIGAL UNIQA Autosos”, me mbulim Shqipëri dhe Evropën.
- Ky shërbim mundëson:
- Qendër kontakti në gjuhën shqipe
- Shërbim karroatreci
- Riparim në vend
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit
- Taksi
“KASKO” e shoqëruar me Teleshëndet
Nëse bleni këtë siguracion me prim duke nisur nga 130 euro ju përfitoni falas edhe shërbimin novator “TeleShëndet”.
Me “TeleShëndet”, ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.
Mos harroni! Dashuria për makinën si me Sigurimin KASKO
Për çdo pyetje, shkruani tani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]