Vlera e rasteve të mashtrimit ndaj kompanive të sigurimit në Greqi, sa i përket sigurimeve motorike, arrin në 7-8 milionë euro gjatë periudhës 2016-2022.
Sipas sondazhit të fundit të Shoqatës së Kompanive të Sigurimeve të Greqisë, në vitin 2022, nga 10,849 ankesa janë gjetur 5,296 raste që mashtrimi që i kanë kushtuar kompanive të sigurimeve 7.1 milionë euro.
Mesatarisht vlerësohet se, çdo rast i pretendimeve mashtruese ose të rreme kur nuk zbulohet arrin në humbje prej 1,339 €.
Rastet më të raportuara kanlë të bëjnë me mbulimin e përgjegjësisë civile (2074 në 2022) ku përfitimi financiar për të siguruarit do të arrinte në 3.03 milionë.
Mashtrime më të hasura:
Fabrikim/ndryshim i kushteve të ngjarjes së sigurimit (p.sh. aksidenti i organizuar, kthimi i fajit, etj.)
Dëmet paraekzistuese
Deklarimi i detajeve të rreme të sigurimit kur merr përsipër rrezikun
Policat e rreme të sigurimit etj…
Kujdes! Mos u bëni pre e skemave të tilla pasi kostot ligjore dhe financiare janë të larta!
Mashtrimi në Sigurime përbën vepër penale edhe në Shqipëri, sanksionuar në Neni 145 të Kodit Penal.
“Mashtrimi në sigurime
Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.