14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e Pronës/ Rritet besimi i shqiptarëve te SIGAL UNIQA

Sigurimet e Pronës/ Rritet besimi i shqiptarëve te SIGAL UNIQA

Sigurimi i pronës është një siguracion që duhet ta ketë çdo familje dhe çdo biznes.

Sepse, askush nga ne nuk mund t’i parashikojë katastrofat natyrore, vjedhjet, zjarret, etj. të cilat përveç se dëmtojnë pronën fizikisht na dëmtojnë edhe financiarisht.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Dhe mesa duket qytetarët shqiptarët kanë filluar ta kuptojnë një gjë të tillë. Pavarësisht pse shifrat e të siguruarve nuk janë ende atje ku duhet.

Sipas raportit më të fundit nga AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2022, portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive gjatë kësaj periudhe siguruan mbi 1,593 milionë lekë të ardhura në total ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.73%.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-maj 2022, vihet re një rritje prej 1.78% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.86% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-maj 2021.

Ashtu si në sigurimet e automjetit, shëndetit dhe Jetës, edhe tek pasuria shqiptarët i besojnë masivisht SIGAL UNIQA Group Austria-s.

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend zotëron rreth 52% të tregut, ku operojnë 8 kompani.

Krahasuar me periudhën janar-maj 2021 besimi te SIGAL është rritur me 3%.

Ndarja e tregut

SIGAL UNIQA Group Austria nuk parandalon fatkeqësitë natyrore, por me një siguracion që kushton vetëm 1 euro për m2 e kthen pronën tuaj në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme te klientët e saj. Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Një jetë për ta ngritur, një klik për ta siguruar

Siguracionin e Pronës tashmë mund ta blini kudo që të ndodheni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Çfarë pret? Akoma nuk je siguruar?!…

Për çdo informacion:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

LEXO EDHEStina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat